Kukësi u mposht në shtëpi nga Skënderbeu dhe kjo humbje sigurisht që “djeg”. Gjithsesi tashmë kjo pjesë është çështje e mbyllur, me korçarët që kanë arkivuar tre pikët dhe do të mendojnë për ndeshjen e radhës.
Ditën e djeshme në “Zeqir Ymeri” ishin kthyer edhe tifozët, që në dallim nga ndeshjet e tjera ishin më të shumtë, ndërkohë që edhe grupimi “Mërgata” mbështeti ekipin.
Në fund të ndeshjes ata nuk janë përmbajtur, duke lëshuar thirrjet “Milinkoviç ik!”. Ultrasit kuksianë nuk e duan në ekip trajneri prej faktit që është serb, por sidoqoftë ata pranuan të rikthehen në stadium edhe pse nuk pati ndryshim në pankinë. Për sa kohë Milinkoviç do jetë aty, mes palëve duket se nuk do të ketë dashuri.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...