Tifozët e kritikojnë Mustafin për paraqitjen e dobët, Unai Emery i del në krahë yllit shqiptar
22:01 | 21 Prill 2019
Arbresh.info
Arsenali humbi nga Crystal Palace me rezultat 2-3 dhe kështu Topçinjtë i zbehën paska gjasat që të përfundojnë sezonin në top katërshe.
Shkodran Mustafi pas ndeshjes ishte në qendër të kritikave nga tifozët, së pari që nuk mbuloi mirë Christian Benteken te goli i parë, e posaçërisht te gabimi në Wilfried Zahan tek goli i dytë.
Pasi kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund, është trajneri i Arsenalit, Unai Emery, që i del në krahë yllit shqiptar.
Wilfried Zaha në tentim për t’i ikur Shkodran Mustafit dhe Ainsley Maitland-Niles (Foto: Warren Little/Getty Images/Guliver)
Tekniku spanjoll thotë se 27-vjeçari ka pasur një sezon mjaft të mirë, duke dashur të tregojë se një ndeshje e dobët mund t’i ndodhë secilit.
“Shpesh herë ai luan shumë mirë. Preferoj të flas për stabilitetin në këtë sezon”, ka thënë Emery fillimisht.
“Ndaj Bentekes dhe Zahas mund të vuash më shumë se zakonisht. Mendoj se ai (Mustafi) ka qenë stabil në gjithë sezonin”, shtoi trajneri.
Aktualisht Arsenali renditet në vendin e katër me 66 pikë, aq sa Chelsea dhe dy pikë më shumë se Manchester Unitedi. /Telegrafi/