Federata e Futbollit të Kosovës kishte premtuar që biletat për ndeshjen ndaj Maltës, do të shiten online.
Mirëpo ky premtim nuk u realizua për shkak të, siç u tha, “pa-mundësisë teknike”.
Në pikat e shitjes u krijuan probleme të mëdha, intervenoi Policia e Kosovës e pati tifozë të lënduar.
Pak orë para ndeshjes, FFK bëri të ditur që prej takimit të ardhshëm në shtëpi, ndaj Azerbajxhanit, biletat do të shiten online.
Mirëpo, kompania “Alt 4″ ka bërë të ditur sot që online do të shiten vetëm 1000 bileta, sepse ky sistem kaq i “ndërlikuar” kërkon fillimisht një testim. Qesharake.
Pas ndeshjes ndaj Maltës, kompania “LinkPlus” ia ka ofruar FFK-së mbulimin e shitjes së biletave online pa pagesë, pra falas, mirëpo kjo ofertë ka rënë në vesh të shurdhër.
Kësisoj, tifozët e Kosovës do të duhet të presin me orë të tëra para filialave të Ipko-s, e madje ndoshta edhe të përballen me gazin lotsjellës të policisë, për një biletë të ndeshjes Kosovë-Azerbajxhan.
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok