Juventus fitoi Super Kupën e Italisë 2-0 me një fitore ndaj Napolit në Reggio Emilia me golat e Cristiano Ronaldos në minutën e 64-të dhe Alvaro Morata në të 95-tën.
Napoli ishte në gjendje të barazonte në minutën e 80-të pasi Weston McKennie bëri një faull ndaj Dries Mertens. Gjyqtari Paolo Valeri me ndihmën e VAR dha një penallti për Napolin. Kapiteni Lorenzo Insigne mori përgjegjësinë dhe dërgoi topin jashtë portës së portierit Wojciech Szczesni, përcjell Korneri.net
Në fund, Juventusi fitoi këtë trofe për herë të nëntë, dhe Insigne shpërtheu në lot. Ai imazh menjëherë filloi të qarkullonte në mediat sociale, kryesisht midis tifozëve të Zonjës së Vjetër të cilët filluan të shijojnë në kurriz të italianit që qan.
Gjegjësisht, Insigne foli me tallje për Juventusin në Prill 2018 pasi Napoli fitoi 0-1 në Torino dhe iu afrua shumë titullit. Megjithatë, Juventus arriti të bëhej kampion atë sezon, dhe fjalët e Insigne ende zhurmojnë në veshët e tifozëve të Juves.
Kujtojmë, pas fitores së Napolit ndaj Juventusit në Prill 2018, gazetarët pyetën Insigne nëse Juventus iu qasë ndeshjes si finale e Ligës së Kampionëve dhe e humbi atë.
“Po, ata janë mësuar gjithsesi ta humbin,” u përgjigj lojtari i kombëtares italiane në zonën mix. Juventus ka humbur pesë finalet e fundit të Ligës së Kampionëve, të cilat Insigne më pas i përdori për të bërë shaka me biankonerët./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...