Populli zikaltër nuk harron Jose Mourinhon, arkitektin e Interit të Tripletës, që për herë të parë nga 2010-a, vjen si kundërshtar në “San Siro”, teksa Roma përballet me Interin në çerekfinalen e Kupës së Italisë.
“Mirë se vjen Jose”, shkruhej në një pankartë të madhe të ultrasëve zikaltër mbrapa portës, ndërsa më pas erdhi momenti që Mourinho të nisej drejt pankinës, me kamerat dhe koret e tifozëve që e shoqëruan deri sa u akomodua në stol.
Një moment vërtetë emocionues për portugezin, që ka drejtuar Interin për dy sezone në periudhën 2008-2010 dhe ka arritur të fitojë gjithçka, përfshi dy herë titullin kampion, Kupën e Italisë dhe mbi të gjitha, Ligën e Kampionëve. /SS/
Osmani: Tahir Zemaj do të jetë gjithmonë simbol i sakrificës...
Tetë të vdekur dhe 15 të lënduar nga shpërthimi i zjarrit në...
Ministrat dhe kryeministri nën “llupën” e Prokurorisë Specia...
Edhe pas 23 vjetëve të euros, gjermanët ende këmbejnë marka
“Pse gjithë ky mllef me ty?” – Banorët diskutojnë me Drenush...
Mike Johnson është rizgjedhur kryetar i Dhomës së Përfaqësue...