Tifozët e Interit kërcënojnë Icardin: Milano është një vend shumë i vogël

21:53 | 1 Shtator 2019
Arbresh Info

Pas tensioneve me klubin, Mauro Icardi sot është prishur edhe me tifozët e Interit të cilët dëshirojnë që ai të largohet nga klubi deri në fund të afatit nesër, por argjentinasi po refuzon të largohet (madje ai do ta padit edhe klubin)

Tifozët e interit kanë “kërcenuar” Icardin me një mesazh i cili është ekspozuar shumë afër shtëpisë së tij.

“Icardi, tani është shumë, Milan është një vend shumë i vogël”, shkruan në këtë mesazh.

Antonio Conte ka thënë që nga fillimi që Icardi nuk është në projektin e tij derisa Nerazzurri shpresojnë që ta shesin deri nesër edhe pse ky operacion është i komplikuar. /GazetaExpress/

https://twitter.com/MarcoBarzaghi/status/1168215298207559681

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme