Ka nisur “lufta” në mes të tifozëve para ndeshjes së nesërme finale të Europa Conference League, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.
Tifozët e Feyenoordit kanë qenë të parët që kanë mbërri në Tiranë, ndërsa ata të Romës kanë përfunduar në kryeqytetin shqiptar sot.
Dhe, qysh sot ka filluar “lufta” në mes të tifozerive të dy klubeve finaliste të kësaj gare.
Tifozët holandezë e kanë publikuar një video ku shihen duke urinuar tek autobusi i Romës.
Albania. 23.05.2022
Feyenoord fans vs. AS Roma team bus in Tirana before the Conference League final between these teams. pic.twitter.com/Hidvf66wcI— HooligansTV (@HooligansTV_eu) May 24, 2022
Dy tifozeritë urrehen shumë me njëri-tjetrin që nga situata e ndodhur në vitin 2015, kur tifozët holandësë e kishin shkatërruar Romën, e ata italianë kishin vepruar njëjtë në ndeshjen e kthimit në Holandë.
Ekipi i Romës e dërgoi në Shqipëri autobusin e tij zyrtar, kurse Feyenoordi preferoi ta marrë një me qira.
Sot do të arrijnë në Shqipëri kontingjentet e dy ekipeve. /GE/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...