Trajneri i FC Ballkani-t, Ismet Munishi ka thënë se është i fokusuar të “Xhebrailat” dhe momentalisht duhet përkrahur djelmoshat dhe trajneri aktual.
Pas plotë shtatë ndeshjeve pa fitore, tifozët nuk janë të kënaqur me Bernard Challandes, andaj kanë kërkuar që Munishi të jetë pasuesi, shkruan portali arbresh.info.
Mirëpo, Munishi përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se planet e tij janë me Ballkani-n dhe se tifozët duhet përkrahur lojtarët dhe përzgjedhësin.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Te gjitha planet e mija jan te lidhura me Fc Ballkanin .
Ndihem i nderuar nga opinioni futbolldashes qe kan besimin se une do te isha i duhuri ne kete kohë krize ta udhëheqi Kosoven , por une besoj se ne kete moment duhet te jemi te bashkuar dhe ti perkrahim djelmoshat tanë dhe trajnerin aktual .
Forca Kosova
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3717829868229997&set=a.417238861622464&type=3&theater
Forca Dardanet
Unë Biri Ytë Kosovë”, ka shkruar ai.
Ndërkohë, kujtojmë se këtë edicion Ballkani është i pamposhtur me plotë 13 pikë të tubuara në pesë xhirot e para./arbresh.info.
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...