Tifozët e Barcelonës në mënyrë unanime kanë votuar kundër rikthimit të yllit brazilian Neymar pas raporteve se sulmuesi synon rikthimin në Spanjë.
Në një sondazh nga ‘Mundo Deportivo’, 67 për qind e personave që kanë marrë pjesë kanë qenë kundër rikthimit të Neymarit në Barcelonë, transmeton portali arbresh.info.
Ideja që lojtari më i shtrenjtë në botë do të mirëpritet me duar të hapura duket se nuk do të ndodhë në rast se ylli siguron transferimin nga Paris Saint Germaini.
Neymar është kthyer në një figurë frustruese në kryeqytetin francez qysh pasi iu bashkua parisienëve dhe në formë sensacionale ka folur me zyrtarët e klubit rreth dëshirës për largim vetëm disa orë pas eliminimit në Ligë të Kampionëve nga Real Madridi.
Disfata 3 me 1 në ndeshjen e parë, në të cilën Neymar luajti, është ndjekur gjithashtu me një disfatë tjetër 2 me 1 në ndeshjen kthyese ku golat nga Cristiano Ronaldo dhe Casemiro i siguruan atyre fitore edhe si mysafirë./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...