Tifozët e Arsenali janë duke protestuar jashtë stadiumit të gjigantit londinez.
Qindra tifozë të skuadrës së Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit janë duke protestuar jashtë stadiumit ‘Emirates’ para ndeshjes së tyre në UEFA Ligë të Kampionëve kundër Bayern Munichut, shkruan portali arbresh.info.
“Topçinjtë” kanë kërkuar nga bordi i skuadrës së tyre të zemrës të mos i ofrojnë kontratë të re trajnerit Arsene Wenger. Francezi vazhdon të jetë nën presion të madh për shkak të performancave të dobëta dhe dështimit për të korrur sukses.
Ndryshe, Arsenali do të përballet me një mision të pamundur në takimin që zhvillohet sot (e martë) duke filluar nga ora 20:45 kundër skuadrës së Carlo Ancelottit.
Gjiganti në Premierë Ligë duhet të shënoj katër gola dhe të mos pranoj asnjë për të siguruar kalimin në fazën tjetër të kompeticionit evropian./arbresh.info
Medon Berisha flet pasi është kthyer në një titullar të padi...
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...