Tifozët e Arsenalit nuk ndalen me kritika ndaj Granit Xhakës

10:10 | 6 Shtator 2019
Arbresh Info

Granit Xhaka padyshim se nuk ka pasur një ndeshje të mirë në derbin londinez vikendin e kaluar ndaj Tottenhamit.

26-vjeçari ishte pjesë e formacionit startues edhe pas disfatës ndaj Liverpoolit dhe gjatë ndeshjes së xhiros së kaluar, ai i dhuroi një penalti në pjesën e parë skuadrës mysafire pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Heung Mon Son, transmeton portali arbresh.info.

Në përgjithësi, Xhaka ka bërë shtatë faulle gjatë 90 minutave lojë dhe ishte ndëshkuar me karton në fund të ndeshjes.

Shumë të tifozë të Arsenalit dhe analistë kanë kritikuar ashër mesfushorin defanziv për gabimet e vazhdueshme individuale.

Xhaka iu përgjigj kritikëve me anë të një deklarate për Sky Sports duke thënë:

“Sigurisht, kritikët janë gjithmonë këtu. Mendoj se kemi pasur një ndeshje të mirë në derbin e veriut të Londrës. Kam bërë një gabim duke shkaktuar penalti por ju e keni parë ndeshjen, ne mund të kishim fituar”

“Kemi pasur shumë shanse por ky është futbolli. Askush nuk flet për shanset, askush nuk flet se sa raste kemi humbur. Ata gjithmonë flasin për gabimet. Kjo është pjesë e futbollit”

Sidoqoftë, tifozët e Arsenalit ka reaguar edhe pas kësaj përgjigje dhe komentet e tyre mund t’i shihni më poshtë./arbresh.info/

https://twitter.com/INVINCEARSENAL/status/1169315452646035459

https://twitter.com/AkkaGo/status/1169317133630636032

https://twitter.com/dijaycoke/status/1169361658461990913

https://twitter.com/EduAlex1999/status/1169315382982823936

https://twitter.com/dazzybeat/status/1169330644016652289

https://twitter.com/RealestFendi/status/1169314612715708416

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme