Tifozët e Arsenalit nuk e duan më Granit Xhakën në fushë (FOTO)

11:55 | 29 Shtator 2017
Arbresh Info

Pas super paraqitjes për “Topçinjtë” në Evropa Ligë ndaj Bate Borisovit, tifozët e Arsenalit janë duke kërkuar nga Arsene Wenger të bëjë ndryshime.

Mbrëmja e së enjtes në Evropa Ligë ishte një natë e jashtëzakonshme për mesfushorin Jack Wilshere, transmeton portali arbresh.info.

Pasi iu dha shansi për paraqitjen e tretë të këtij sezoni nga trajneri Arsene Wenger në ndeshjen e Arsenalit në Evropa Ligë kundër Bate Borisovit, mesfushori shfaqi një performancë të shkëlqyer në fitoren 4 me 2 për “Topçinjtë” duke krijuar mundësinë për golin e epërsisë për sulmuesin Theo Walcott.

Jack Wilshere me super performancë në Bjellorusi
Jack Wilshere me super performancë në Bjellorusixha

Për shumë tifozë të “Topçinjve”, Jack Wilshere është konsiderohet si e ardhmja e Anglisë dhe Arsenalit dhe lëvdatat për paraqitjen e tij ishin kudo gjatë ndeshjes.

Aq e mirë ishte performanca e tij sa tani tifozët janë duke kërkuar nga Wenger që Wilshere të prezantohet në skuadrën e Arsenalit për Premierë Ligë.

Ai nuk ka luajtur ndonjë ndeshje në ligë për “Topçinjtë” në 13 muajt e fundit, por tifozët tani janë duke kërkuar që Granit Xhaka të zëvendësohet me të pas shumë paraqitjeve të dobëta nga futbollisti shqiptar.

Duke folur për ‘BT Sport’, ish mbrojtësi i Arsenalit, Martin Keown, sugjeron që ky është një ndryshim që Wenger mund të bëjë dhe të gjithë tifozët janë duke shkruar për këtë në rrjete sociale./arbresh.info/

https://twitter.com/MHollinghurst/status/913533178782109696

 

Të ngjashme