Tifozët e Argjentinës i hakmerren Kroacisë, rrahin keq një tifoz të tyre

13:54 | 22 Qershor 2018
Arbresh Info

Disfata e thellë mbrëmjen e kaluar kundër Kroacisë ka tronditur tifozët e Argjentinës.

Lionel Messi dështoi për të inspiruar skuadrën e tij kombëtare në takimin e së enjtes kundër Kroacisë duke pësuar kështu një humbje të thellë me rezultat 3 me 0, shkruan portali arbresh.info.

Rezultati ishte shkatërrues për skuadrën e Jorge Sampolit , ashtu si fati i një tifozi kroat që u rrah keq menjëherë pas ndeshjes.

Ashtu siç mund ta shikoni në videon më poshtë, një grumbull i tifozëve argjentinas ishin mbledhur përreth tij duke e shkelmuar.

Incidenti ka ndodhur në korridoret drejt tribunave të stadiumin Nizhny Novgorod, ku ishin të pranishëm mbi 43 mijë tifozë.

Shpresat e Argjentinës për të vazhduar tutje tani janë nuk në duart e tyre para ndeshjes së fundit në kuadër të grupeve kundër Nigerisë./arbresh.info/

Të ngjashme