Rikthimi i Leonardo Bonuccit në San Siro, pas një sezoni në AC Milan si kapiten dhe rikthimit në Juventus gjatë verës, do të ndodhë mbrëmjen e nesërme.
‘Gazzetta dello Sport’ ka shkruar për gjendjen e kësaj situate dhe ka folur rreth saj në edicionin e tyre të fundit, transmeton portali arbresh.info.
“Bonucci ka vepruar si një profesionist i ndershëm madje edhe në Milanello dhe ka ndërtuar një raport të shkëlqyer me Rino Gattuson, me të cilin ai është ende në telefon sot”, shkruan gazeta italiane.
“Megjithatë, për të ‘kaluar në balanc’, kjo dukej se ishte e pamundur në një skuadër që nuk ishte as e krahasueshme me Juventusin dhe në fakt është Leo dhe familja e tij që asnjëherë nuk është përshtatur në Milan”
“Eksperimenti Bonucci në Milan zgjati pak. Në nëntor, fëmijët e tij ishin tërhequr nga shkollat e tyre dhe ishin rikthyer në Torino. Nganjëherë, Bonucci qëndroi në hotel ose madje fjeti direkt në Milanello”
“Nuk ka dyshim rreth pritjes që Bonucci do të marr nesër dhe pritet madje të jetë i pari që do të fishkëllehet dhe ndoshta do të ketë edhe brohoritje kundër tij. Tifozët e Milanit nuk do ta falin atë për konsiderimin e Milanit si një Plan B”, përfundon gazeta e lartpërmendur.
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut