Derisa Interi dhe Antonio Conte kanë besim se do të vazhdojnë të punojnë së bashku, thirrjet po rriten te tifozët që duan shkarkimin e italianit, teksa shkruajnë në ‘twitter’, #ConteOut.
Interi pothuajse është jashtë Champions League pas humbjes 2-0 nga Real Madridi, pasi pas katër ndeshjeve, ka grumbulluar vetëm dy pikë.
Inter gjithashtu po gabon në Serie A, që sezonin e kaluar e mbylli vetëm një pikë prapa kampionit, Juventusit.
Tifozët janë të irrituar me trajnerin për shkak edhe të Christian Eriksen, i cili nga një super lojtar te Tottenham, me Conten është shndërruar në një lojtar të padobishëm, pasi shumë rrallë aktivizohet dhe në janar, do të kërkojë klub të ri.
Sido që të jetë, fjalën e fundit do ta kenë pronarët e klubit.
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...