Shqipëria dhe Kroacia nesër luajnë ndeshjen e rrethit të dytë të fazës së grupeve në kuadër të Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
Ndërsa gjatë ditës së sotme do të luhet një ndeshje miqësore mes tifozëve të këtyre dy kombëtareve, shkruan Arbresh.info.
Këtë lajm e ka bërë të ditur faqja zyrtare e “Tifozave kuqezi” në rrjetin social Facebook.
“Ashtu siç e kemi bërë traditë tashmë, ju njoftojmë që sonte, Tifozat Kuq e Zi do të zhvillojnë një ndeshje miqësore me Tifozat e Kroacisë”, kanë shkruar ata.
Ndeshja do të luhet me fillim nga ora 19:30 në Hamburg.
Kurse ndeshje e nesërme mes Shqipërisë dhe Kroacisë luhet me fillim nga ora 15:00./Arbresh.info./
Aksidenti tragjik në Badoc, Konjufca: Me shumë dhimbje e mor...
Dixhitalizimi i Parkingjeve në Prishtinë, Havolli: Investim ...
Njësia B-2 e Termocentralit Kosova B është kthyer në operim ...
Dogana konfiskon mbi 3 mijë produkte me afat të skaduar në V...
Vdes foshnja 5-ditëshe në Maternitetin e Vlorës, nisin hetim...
10 ditë pas uraganit Helene, Florida përgatitet për një tjet...