Shqipëria ka arritur të shënoj fitore historike ndaj Gjeorgjisë në kuadër të ndeshjes së katërt në Ligën e Kombeve, me rezultat 0-1.
Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi, Kristjan Asllani, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes erdhi një reagim edhe nga TIfozat Kuq e Zi, ku theksuan se në këtë datë ka vetëm fitore.
“Në 14 tetor gjithmonë fitojmë”, kanë shkruar TKZ, në rrjetin social Facebook.
Kujtojmë se dhjetë vjet më parë në këtë datë, Shqipëria luante aso kohe në Beograd në ndeshjen kualifikuese për Euro 2016, kur në ndeshje u lëshua papritur një flamur me dy figurat më të shquara në historinë e politikës shqiptare, Ismajl Qemaili dhe Isa Boletini, me një frazë “Autochthonous”, që në shqip do të thotë vendas.
Ai dron bëri që ndeshje të ndalonte dhe situata të eskalonte mirëpo, pas disa seancave gjyqësore në CAS, Shqipëria mori tri pikë të arta, të cilat do të ishin vendimtare për kualifikimin historik në Evropianin e vitit 2016./Arbresh.info
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër