Google ADS

Tifozat Kuq e Zi kanë një surprizë për të gjithë shqiptarët në ndeshjen ndaj Ishujve Faroe

16:14 | 20 Nëntor 2023
D.H

Shqipëria sonte luan ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikuese për “Euro 2024”, ndaj Ishujve Faroe.

Interesimi për këtë ndeshje është shumë i madh, shkruan Arbresh.info.

Ndërkohë për këtë ndeshje speciale “Tifozat Kuq e Zi”, kanë përgatitur diçka madhështore.

Sipas llogarisë në X (Ish-Twitter), një flamur gjigant do shfaqet në stadium, e që me gjasë do të krijojë emocione të forta tek të gjithë ne.

Ky flamur pritet ti ketë përmasat më të mëdha se sa ai flamur në ndeshjen Shqipëri-Greqi në vitin 2004./Arbresh.info

Të ngjashme