‘Tifozat Kuq e Zi’ i kujtojnë luftën në Kosovë të parit të FSHF-së, pas vendimit për bashkëpunim me Serbinë

09:06 | 20 Maj 2024
D.H

Ditë më parë presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka treguar për nismën e tij për të qenë nikoqir i Kampionatit Evropian për grupmoshat u-21.

Por në këtë projekt Shqipëria ka aplikuar së bashku me Serbinë, shkruan Arbresh.info.

Ky reagim nxiti reagime të ashpra në mbarë opionin sportiv mbarëshqiptar.

Teksa gjatë ditës së sotme ‘Tifozat Kuq e Zi’ kanë nisur kampanjën anti-evropian.

Në disa video dhe foto të publikuar në faqen zyrtare të Facebookut, kuqezinjtë kanë vendosur foto të luftës në Kosovë duke i përkujtuar Dukës se më kë është duke u munduar të bashkëpunojë.

“Kundërshtojmë çdo nismë që mundohet ti rregulloj imazhin një populli barbar e gjenocidal.
Kundërshtojmë çdo bashkëpunim me vrasësit me ata që shkaktuan me qindra masakra ndaj shqiptarëve dhe që deportuan me miliona nga shtëpitë e tyre gjatë gjithë historisë”, ka shkruar fangrupi TKZ në Facebook.

Përveç fotove ata kanë lyer me ngjyrë të kuq edhe dyert e selisë së Dukës.

Nuk ishin të vetmit ‘TKZ’ që kanë nisur kampanjën kundër Dukës, pasi ditë më parë një mbishkrim u shfaq edhe nga ‘Ballistët’ e Tetovës dhe ‘Skifterat’ e Gjilanit./Arbresh.info/

 

Të ngjashme