Tifoz i Fulham pezullohet nga futbolli për tre vjet

12:41 | 12 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Një tifoz i Fulham është përjashtuar nga futbolli për tre vjet pasi pranoi një shkelje të rendit publik në lidhje me thirrjet homofobike.

Josiah Norman, 25 vjeç, nga Brixton, u deklarua fajtor në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit për veprën që ndodhi kur Fulham luajti me Chelsean në “Stamford Bridge” në shkurt.

“Fulham dënon thirrjet homofobike, urrejtjeje ose diskriminuese të çdo natyre”, thuhet në një deklaratë të klubit.

Rivalët e Londrës perëndimore Chelsea dhe Fulham barazuan 0-0 në ndeshjen në të cilën ndodhi incidenti.

Prokuroria pasoi një vendim të janarit 2022 nga Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës për të përcaktuar një brohoritje që shpesh është drejtuar ndaj lojtarëve dhe mbështetësve të Chelseat si një sharje homofobike.

Federata e Futbollit gjithashtu tani mund të dënoj klubet nëse tifozët e tyre këndojnë këngën.

Mbështetësit e Wolves dhe Liverpool u arrestuan gjithashtu në lidhje me thirrjet homofobike që dyshohet se kishin ndodhur në ndeshjet kundër Chelseat sezonin e kaluar, ndërsa Manchester City, Manchester United dhe Nottingham Forest të gjithë dënuan raportet e brohoritjeve homofobike nga tifozët e tyre pasi ata luajtën kundër Chelseat./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme