Thyhet rekordi, mbi 90 mijë tifozë në “Camp Nou” për El Clasicon e vajzave

21:59 | 30 Mars 2022
KRG

Ndeshja e dytë çerekfinale e Ligës së Kampionëve te vajzat mes Barcelonës dhe Real Madridit do të hyjë në histori.

Mbi 90 mijë shikues ishin në stadiumin “Camp Nou” për këtë ndeshje.

Saktësisht, 91 mijë e 553 persona ndoqën nga afër ndeshjen e dytë çerekfinale mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Ndërkohë, Barcelona arriti kualifikimin duke fituar 5:2, në total 8:3 nga dy ndeshjet.

 

Të ngjashme