Google ADS

Thyhet Real Madridi në “Santiago Bernabeu”, Milani shënon fitore të madhe

23:11 | 5 Nëntor 2024
D.H

Real Madridi është mposhtur me rezultat 1-3 nga Milani në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Gjithçka nisi mirë për italianët, kur realizuan gol në minutën e 12-të, përmes Thiaw, shkruan Arbresh.info.

Ndërkohë, ishte Vinicius i cili barazoi pas 11 minutave nga pika e bardhë e penalltisë.

Gjashtë minuta para fundit, MIlani u rikthye në epërsi sërish, duke shënuar me ish-lojtarin e madrilenëve, Alvaro Moratan.

Tijjani Reijnders vulosi fitoren e “Rosonerëve”, në minutën e 73-të.

Tetë minuta më vonë, Antonio Rudiger realizoi për t’i mbajtur gjallë shpresat e madrilenëve për një rikthim të mundshëm, mirëpo ky gol u anulua për pozicion jashtë loje.

Deri në fund përkundër mundësive gola nuk pati dhe Real Madridi pësoi humbjen e dytë këtë sezon.

Tashmë pas katër ndeshjeve, Los Blancos kanë gjashtë pikë dhe ndodhen në vendin e 17-të, aq sa ka edhe Milani që gjendet një pozitë më poshtë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme