Google ADS

Thuram largohet nga grumbullimi i Francës

23:41 | 17 Mars 2025
E.H

Marcus Thuram nuk do të jetë i gatshëm për Kombëtaren e Francës në ndeshjet e ardhshme.

Sulmuesi i Inter, i cili prej disa javësh po përballet me një problem në kyçin e këmbës së majtë, është larguar nga kampi stërvitor i “Gjelave” për t’u rikthyer në Milano.

Lajmi është konfirmuar nga Federata Franceze e Futbollit, e cila sqaroi situatën me një njoftim zyrtar.

“Për shkak të dhimbjeve të vazhdueshme në kyçin e këmbës së majtë, Marcus Thuram nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në ndeshjen e planifikuar për të enjten, më 20 mars, në Split kundër Kroacisë. Përzgjedhësi Didier Deschamps ka vendosur ta lërë atë në dispozicion të klubit të tij dhe do të mbështetet në një grup prej njëzet e tre lojtarësh”, ka theksuar federata./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm