Drejtuesit e Inter duket se kanë goditur në shenjë me transferimin e Marcus Thuram në merkaton e verës nga Borussia Moencengladbach. Francezi është shndërruar menjëherë në një titullar të trajnerit Simone Inzaghi teksa ka bërë të harrohet Romelu Lukaku.
Edhe sipas Arrigo Sacchit, sulmuesi i Inter është duke shfaqur një nivel shumë të lartë ndërsa theksoi se për të, Thuram mund të konsiderohet si surpriza më e bukur.
“Për mua surpriza më e bukur është Marcus Thuram. Jemi duke parë një lojtar të jashtëzakonshëm që është përshtatur në perfeksion me skuadrën e re. Ndjek me përpikmëri të gjitha këshillat e trajnerit dhe mbi të gjitha është në një linjë me Lautaro Martinez. Argjentinasi përfiton shumë nga hapësirat që krijon Thuram dhe jo më kot është golashënuesi i kampionatit”, u shpreh Sacchi./ss
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I