Inter nesër luan sfidën e rrethit të parë të 1/8 së finales në kuadër të Champions League ndaj Atletico Madrid në “Giuseppe Meazza”.
Para ndeshjes sulmuesi i Interit, Marcus Thuram foli lidhur me këtë sfidë për “Sportmediaset”, shkruan Arbresh.info.
Thuram vlerësoi skuadrën spanjolle por tha se në këtë ndeshje hyjnë për fitore.
“Atletico është një skuadër shumë e fortë, me lojtarë të mrekullueshëm. Ne po e përgatisim si ndeshjet e tjera të kampionatit dhe kupës, me qetësi dhe duke punuar shumë”, tha fillimisht ai.
Tutje ai theksoi se spanjollët kanë përmirësuar lojën e tyre ndër vite dhe nuk la pa thurur disa lavde për bashkëkombësin e tij.
“Po, më parë ata luanin me një mbrojtje shumë të ulët. Tani ata luajnë futboll shumë të mire, me lojtarë të rëndësishëm si Griezmann, Morata dhe Depay. Do të jetë një ndeshje e mirë. Antoine është një djalë i jashtëzakonshëm, një lojtar i jashtëzakonshëm”, theksoi Thuram.
Thuram në fund u pyet rreth paraqitjes së Interit në Champions vitin e kaluar dhe mundësitë e nerazzurëvë këtë sezon.
Por përgigjja e të birit të legjendës Lilian Thuram ishte modeste.
“Ne duam të hyjmë në fushë për të fituar, çdo ndeshje është një mundësi për të bërë mirë”, përfundoi Marcus Thuram.
Ndeshja ndërmjet Inter dhe Atletiko Madrid luhen nesër më fillim nga ora 21:00./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...