Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Lucas Moura, nuk pajtohet se Virgil Van Dijk i Liverpoolit është i pakalueshëm dhe këmbëngul se ai e ka dribluar holandezin sezonin e kaluar.
Thuhet se qendërmbrojtësi i Liverpoolit dhe Holandës, Virgil van Dijk, nuk është dribluar nga asnjë futbollist në sezonin e kaluar, duke i ndihmuar të kuqve ta fitojnë Ligën e Kampionëve dhe të bëjë një sezon fantastik edhe në Premierligë.
Por, braziliani Lucas, i cili humbi me Tottenhamin e tij ndaj Liverpoolit në finale të Ligës së Kampionëve para pak muajsh, nuk mendon se Van Dijk është i pakalueshëm.
“Ai është i mirë. Ai është dy metra i gjatë, është i fuqishëm dhe përshtatet shumë mirë në ekipin e Liverpoolit. Ai ka pasur një sezon të shkëlqyer dhe mendoj se ka qenë lojtari më i mirë në Premierligë”, tha Moura i pyetur për Van Dijk.
“Nuk e di nëse është e vërtetë. Thonë se atë nuk e ka dribluar askush që prej.. muaj më parë, dosido. Por, nuk është e vërtetë, sepse e mbaj mend se e kam dribluar dy herë këtë vit. E di që kam shënuar gol ndaj Liverpoolit, ne humbëm, por unë shënova gol duke e lënë atë prapa|, shtoi ai. /Gazeta Express
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...