Google ADS

Thomas Tuchel trajneri i ri i Paris Saint-Germain

17:56 | 14 Maj 2018
Arbresh.info

Paris Saint-Germain ka zyrtarizuar trajnerin gjerman, Thomas Tuchel, si kryetrajner i tyre.

Tuchel i cili ishte i pa punë që nga largimi i tij nga Borussia Dortmund, në maj të vitit 2017, ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me gjigantin francez, transmeton arbresh.info

44 vjeçari ishte trajner i Dortmund për dy vite, si zëvendësues i Jurgen Klopp në vitin 2015.

Tuchel do ta zëvendësoj trajnerin spanjoll, Unay Emery, i cili në këtë sezon ka fituar tripletën me PSG, megjithatë ai dështoi në Ligën e Kampionëve.

Klubi francez nuk vendosi që t’ia vazhdonte kontratën. Emery kishte kontratë dy vjeçare. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme