Emri i yllit francez të futbollit, Ousmane Dembele ka qenë i lidhur gjatë me një largim të mundshëm nga Barcelona, gjatë muajit janar.
Dembele ishte akteri kryesor në momentet e fundit të merkatos, duke u lidhur me një largim të mundshëm te një nga skuadrat londineze.
Chelsea ishte një nga skuadrat e përmendura dhe trajneri i ‘Bluve’, Thomas Thucel ka zbuluar nëse kishte diçka të vërtetë nga ajo.
“Unë nuk kam pasur kontakte me Ousmane”, ishte përgjigja e thjeshtë e Tuchel, i pyetur për situatën, përcjell lajmi.net.
Dembele refuzoi të largohej nga Barcelona, duke befasuar kështu edhe bordin e skuadrës.
Francezi do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit, nëse dështon të nënshkruajë kontratë me katalanët – e një gjë e tillë është shumë e gjasshme.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...