Antonio Rudiger është afër kalimit te Real Madridi.
Kontrata e qendërmbrojtësit gjerman me Chelsean skadon në fund të këtij sezoni dhe ai do të vendosë të shkëmbejë kryeqytetin anglez me atë spanjoll sipas Fabrizio Romanos.
Largimi i tij, të paktën, është konfirmuar nga Thomas Tuchel.
Trajneri gjerman, i cili udhëhoqi Chelsean drejt lavdisë në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar pasi mori drejtimin në mes-sezonë nga Frank Lampard, pranoi se Rudiger do të jetë një humbje e madhe.
“Unë nuk mendoj se dikush e pëlqen atë”, tha ai.
“Ai u jep besim të gjithëve. Duhet ta pranojmë, do ta pranojmë. Do të ketë jetë në Chelsea pa Tonin”.
Rudiger pritet të nënshkruajë një marrëveshje katërvjeçare me Madridin, të cilët aktualisht janë 15 pikë më shumë në krye të LaLigës dhe në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
29-vjeçari, i lindur në Berlin, iu bashkua Chelseat nga Roma në vitin 2017.
Që atëherë ai ka fituar Kupën FA, Ligës e Kampionëve, Ligën e Evropës, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën Evropiane në Stamfrod Bridge.
Ai ka luajtur 196 ndeshje për klubin londinez dhe gjithashtu ka fituar 50 paraqitje për ekipin kombëtar gjerman./Arbresh.info
Thomas Tuchel on Toni Rüdiger set to leave Chelsea: “I don’t think anybody likes it. He gives everybody confidence. We have to accept it, we will accept it. There will be life at Chelsea without Toni” ? #CFC @AbsoluteChelsea
Rüdiger will sign his contract with Real Madrid soon.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 27, 2022
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...