Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel ka thënë se nuk ka ndonjë problem me yjet e skuadrës, Kylian Mbappe e Neymar.
Mbappe ishte i zemëruar pasi u zëvendësua në ndeshjen kundër Montpellier të shtunën, kurse Tuchel nuk ishte i pranishëm në ditëlindjen e Neymar.
Kjo gjë ka hapur spekulimet që tekniku gjerman nuk është duke kaluar kohë të mirë me dy lojtarët, transmeton portali arbresh.info.
Por, një gjë të tillë e ka refuzuar ky i fundit i cili ka thënë se te braziliani nuk ka pasur dëshirë të shkojë, ndërsa me francezin çdo gjë është në rregull.
“Duhet të jemi të qartë. Vendosa të mos jem në ditëlindjen e Neymar, ishte zgjidhja ime. Nuk isha kundër, ishte gjëja më e mirë që mos të shkoja”
“Nuk mendoj se situata e Mbappe është arsye që ai të largohet nga klubi. Është lojtari ynë, ka kontratë dhe unë morra vendimin sepse jam trajner”
“Nuk është asgjë personale. Është mes një lojtari që nuk dëshiron të zëvendësohet dhe një trajneri që ka arsye për këtë gjë, sepse kemi lojtarë në stol të cilët e meritojnë të luajnë”
“Nuk jam i zemëruar me asnjërin. Janë kohë kur lidhja e lojtarëve me trajnerin nuk është e lehtë, por është normale”, deklaroi ai.
PSG në Ligue 1 renditët në pozitën e parë me 55 pikë, 12 më shumë se Marsellie që është në pozitën e dytë./arbresh.info.
”A je ka do me m’rreh, a çka?”, Driloni pyet Anisën – kjo i ...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse ka ngrënë vetëm peshk dhe...
Reshje bore rekord në Seul/ Fluturime të anuluara dhe mijëra...
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
Përgjatë 24 orëve shqiptohen mbi 2 mijë gjoba trafiku
Kryeministri britanik: Armëpushimi në Liban do të jetë lehtë...