Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, u gëzua nga kritikët e tyre pasi fitoi finale e Kupës së Botës për Klube kundër Palemeiras.
Londinezët janë kampionët e rinj të botës, por Palmerias i detyroi ata të punojnë për këtë, duke i lidhur përëri fituesit e Ligës së Kampionëve me rezultatin 1-1 edhe pas 90 minutave.
Kai Havertz u grit për të shënuar nga pika e bardhë në minutën e 117-të nën një presion tejet të lartë, duke arritur lavdinë për Chelsean ashti siç bëri në Porto për kurorën e të parët të Evropës vitin e kaluar.
Tuchel ka arritur në çdo finale në dispozicion të tij që nga marrja e drejtimit nga Frank Lampard në janar të vitit të kaluar, vetëm se dështoi në një humbje kontraverse në finale e FA Cup ndaj Leicester Cityt.
“Sigurisht që ndiej lehtësim”, tha Tuchel.
“Në fund nëse shënon me vonesë, duhet fat për ta bërë këtë. Ne ishim të pamëshirshëm, nuk pushuam së munduri, morëm mundin dhe nuk u dorëzuam”.
“Ne patëm epërsinë, pastaj e humbëm. Por ne kurrë nuk ndaluam së sulmuari, kështu që mendoj se është e merituar, por ju duhet fat për të shënuar vonë”.
“Ne thamë më parë në dhomën e zhveshjes se çfarë mundësie është kjo, të gjithë janë xhelozë për ne që të luajmë një lojë si kjo”.
“Si djalë, ne të gjithë ëndërrojmë të kemi finale të tilla. Ne donim të luanim pa asnjë keqardhje. Ka ende gjëra për të fituar, nuk ndalet kurrë”, përfundoi tekniku gjerman./Arbresh.info
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje