Thomas Tuchel ngurron t’i vendos presion Kylian Mbappes para ndeshjes së Paris Saint Germianit në xhiron e 1/8-ës në Ligë të Kampionëve kundër Manchester United.
Tifozët e kampionit francez kanë kthyer të gjithë shpresat te Mbappe pasi Neymari do të jetë jashtë fushës në dy ndeshjet, transmeton portali arbresh.info. Por, Tuchel nuk dëshiron që talenti i ri të ketë të gjitha përgjegjësitë e brazilianit.
“Unë zakonisht preferoj që Kyliani të jetë finalizues kur ai është në linjën e fundit të sulmit kundër mbrojtjes së kundërshtarëve”, ka thënë Tuchel. “Ai është jashtëzakonisht i rrezikshëm për shkak të shpejtësisë së tij dhe dëshirës për të shënuar gola”
“Nuk dua që ai të marrë përgjegjësit e Neymarit për të krijuar asistime dhe për të vazhduar presionin në zonën e tyre”
“Ne kemi lojtar që janë në gjendje të bëjnë këtë, lojtar që mund të mbështesin Kylianin dhe Edi Cavanin dhe t’i ofrojnë atyre pasimin e duhur”
“Dy sulmuesit duhet të jenë finalizues, kjo është gjëja më e rëndësishme”
PSG do të përballet me skuadrën e Villefranches për Kupë të Francës dhe me Bordeauxin në ligë para ndeshjes në Old Trafford më 12 shkurt./arbresh.info/
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...
Gresa dhe Xheneta me akuza të ashpra ndaj Arionit
Gjermania dhe Rusia dëbojnë gazetarë të njëra-tjetrës midis ...
Pete Hegseth, një zgjedhje e pazakontë për postin e Sekretar...