Google ADS

Thomas Strakosha me kontratë të re

16:20 | 21 Tetor 2017
Arbresh Info

Thomas Strakosha ka vazhduar kontratën e tij te Lazio.

Skuadra italiane ka konfirmuar rinovimin e kontratës me portierin e Kombëtares Shqiptare, shkruan portali arbresh.info.

Strakosha ka vendosur lapsin në një marrëveshje që i siguron atij qëndrimin në Stadio Olimpico deri në verën e vitit 2020.

Portieri 22-vjeçar bëri debutimin e tij në vitin 2012.

Përveç Thomas Strakosha, i cili ka bërë tetë paraqitje në Serie A këtë edicion, Lazio ka rinovuar kontratën edhe me sulmuesin Ciro Immobili

27-vjeçari është në formë të shkëlqyer këtë sezon pasi ka shënuar 15 gola brenda vetëm 12 ndeshjeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme