Thomas Partey i hapur për kalimin te Arsenal

22:12 | 4 Maj 2020
Arbresh Info

Ylli i Atletico Madrid, Thomas Partey gjatë verës mund të bëhet lojtar i Arsenal-it.

“Topçinjtë” kanë interesim të madh për Partey, ngase përformancat e mesfushorit janë pëlqyer shumë nga trajneri Mikel Arteta, i cili e do në “Emirates”, transmeton portali arbresh.info.

Thuhet se Arsenal gjatë verës do e paguajë klauzolën e Partey prej 50 milionë euro, mirëpo Atletico nuk preferon paratë, pasi mendon se vlera është e ulët.

Raportimet e fundit thonë se Partey ka pranuar t’i bashkohet Arsenal dhe gjiganti anglez shpreson ta shkëmbejë me sulmuesin Alexandre Lacazette, i cili që disa muaj është në ‘radarin’ e “Los Rijoblancos”.

Kujtojmë që para disa jave babai i Partey konfirmoi interesimin e Arsenal-it për djalin e tij./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme