Talenti me origjinë shqiptare, Brajan Gruda është duke kaluar një moment të mirë me ekipin e Mainz në Bundesliga, ku sot edhe ndaj Bayern Munich tregoi aftësitë e tij.
Forma e 19-vjeçarit i ka rënë në sy edhe sulmuesit të Bayern Munich, Thomas Muller, i cili pas ndeshjes me Mainz, ku bavarezët fituan me rezultatin 3-1 mori fanellën e talentit shqiptar, Gruda.
Në një postim në rrjetet sociale, Muller ka publikuar foto me fanellën e Grudës, ndërsa i thotë sulmuesit të ri që të vazhdojë punën.
View this post on Instagram
“Faleminderit Bryan Gruda për fanellën tënde, vazhdo të punosh shumë miku im. Një fitore e rëndësishme për ne pas pushimit ndërkombëtar. Asnjëherë e lehtë në Mainz”, ka shkruar Thomas Muller që ka pozuar me fanellën e tij.
Gruda ishte asistues te goli i vetëm i shënuar të Mainz nga Anthony Caci.
Sulmuesi anësor është pjesë e Gjermanisë U21, ndërsa para disa javës ishte në Kosovë ku luajti ndaj Dardanëve U21. /Telegrafi/
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...
Çedomir Aksiq dënohet në mungesë me 15 vjet burgim për krime...