Thomas Muller: Parapëlqej t’i ‘ushqej’ kuajt dhe lepujt e mi para Haalandit

09:58 | 3 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Duket se Thomas Muller është kundër kalimit të Erling Haalandit në Bayern Munich, të paktën nëse merret parasysh deklarata e tij e fundit për superyllin norvegjez.

Haaland është njëri prej sulmuesve më të kërkuar në botën e futbollit sot, pasi shumë klube të mëdha duan ta kenë në klub më patjetër.

Megjithatë, sulmuesi i Bayern Munich Muller është ndër të rrallët që nuk çmendet pas 21-vjeçarit të Borussia Dortmundit, pavarësisht rekordit të tij jashtëzakonshëm para portës.

I pyetur nga gazeta gjermane Bild nëse ishte i gatshëm ta ushqente Haalandin me asiste në Bayern, Muller dha një përgjigje për t’u mbajtur në mend,

“Parapëlqej t’i ushqej kuajt dhe lepujt e mi”, tha Muller.

Deklarata e tij është befasuese duke e ditur monopolin e Bayernit për lojtarët më të mirë në Bundesligë dhe mënyrën sesi ka shkëlqyer Haalandi në Gjermani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme