Zëvendës presidenti i Monacos, Vadim Vasilyev ka pranuar se Thomas Lemar ishte “shumë afër” largimit nga Monaco për transferim te Arsenali dhe kjo është diçka ai pret të ndodhë vitin e ardhshëm.
Kampioni i Francës humbi tetë lojtarë gjatë merkatos verore të transferimeve dhe Arsenali, së bashku me Liverpoolin, ishin duke u sillur rreth anësorit të talentuar, transmeton portali arbresh.info. Por, edhe pas interesimit të gjatë nga gjigantët në Premierë Ligë, marrëveshja nuk u realizua asnjëherë.
Megjithatë, Vasilyev pranon se skuadra në Stade Louis II mund të humbas reprezentuesin francez vitin e ardhshëm nëse Arsene Wenger ringjallë interesimin e tij, veçanërisht nëse ata dështojnë për të mbajtur në klub Alexis Sanchezin dhe Mesut Ozilin.
“Liverpooli ishte vërtetë të interesuar”, tha Vasilyev për ‘Sky Sports’. “Por, ishte Arsenali që ishte shumë afër finalizimit të marrëveshjes”
“Ishte vërtetë shumë afër. Në të njëjtën kohë ishte shumë vonë, jo kohë e mjaftueshme për të arritur këtë marrëveshje. Jo të gjitha elementet u pranuan. Jam i lumtur që ai qëndroi me ne. Ne kemi nevojë për një lojtar si Thomas Lemar. Ai është shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë”
“Sigurisht verën e ardhshme do të jetë dikush që do të kërkojë atë, megjithëse ju e dini tashmë që në futboll nuk ka asgjë të garantuar”
Vasilyev gjithashtu ka lënë të hapur mundësinë për largimin e tij në muajin janar./arbresh.info/
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit