Google ADS

Thirrjet anti-Kosovë, kapiteni Rrahmani drejton bashkëlojtarët për në zhveshtore

22:50 | 15 Nëntor 2024
D.H

Tifozët rumun treguan fytyrën e tyre të vërtetë në fundin e ndeshjes mes Kosovësë ndaj Rumanisë.

Pas një konfrontimi mes kapitenit, Amir Rrahamnit dhe një futbollisti rumun, tifozët u revoltuan dhe filluan thirrjet anti-Kosovë, shkruan Arbresh.info.

E me t’i ndëgjuar këto, lideri dardan, Amir Rrahmani i drejtoi futbollistët e tij drejt zhveshtores.

Gjatë një bisede me menaxherin e kombëtares Bajram Shalën, ai u dëgjua duke thënë se kjo ishte hera e tretë që tifozët e bën të njëjtën gjë.

Kujtojmë se edhe në udhëtimin e fundit në Rumani, Kosova është tërhequr për të njëjtat arsye,

Ajo ndeshje ishte ndërprerë për më shumë se gjysmë ore dhe pastaj kishte filluar takimi, ndeshje të cilën e fitoi Rumania 2-0.

Ky takim u ndërpre në minutat shtesë të ndeshjes me rezultatin që ishte 0-0./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Huliganët rumunë kanë hedhur gjësende të forta edhe policia është futur në fushë

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme