Thirrje që Neymari të suspendohet pasi u fjalos me gjyqtarin në tunel në pjesë të parë

17:25 | 22 Qershor 2018
Arbresh.info

Neymari ka shënuar gol dhe Brazili siguroi fitore të rëndësishme.

Por, pasoja të mëdha mund të ketë ky veprim i Neymarit, i cili po akuzohet për sjellje jo sportive.

Pikërisht sulmuesi i kombëtares së Brazilit në fund të pjesës së parë u konfrontua me gjyqtarin Bjorn Kuipers.

Gjyqtari refuzoi që të ndëshkojë brazilianin dhe Neymari në disa imazhe të ITV Sport shihet se si fjaloset me gjyqtarin.

Aty pranë shfaqet edhe Marcelo që po ashtu përfshihet në këtë diskutim kontravers me gjyqtarin e takimit në fund të pjesës së parë.

Neymar më vonë shënoi dhe Brazili siguroi fitore, por tashmë kanë filluar thirrjet që ai të suspendohet prej adhuruesve anë e mbanë botës. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme