Monaco e ka suspenduar legjendën Thierry Henry nga detyra e tij për menaxhim derisa vazhdojnë të jenë në pritje për të bërë vendimin final rreth të ardhmes së tij.
41-vjeçari siguroi vetëm dy fitore brenda 12 ndeshjeve në Liga 1 si trajner i Monacos, transmeton portali arbresh.info.
Raportet e fundit kanë sugjeruar që Monaco është duke konsideruar të ri-emërojë Leonardo Jardimin si zëvendësues të Henrys për shkak se synojnë të sjellin stabilitet sërish pas një fillimi të tmerrshëm të sezonit.
Monaco ende nuk ka fituar një ndeshje të vetme në shtëpi nën udhëheqjen e Henrys dhe ata janë eliminuar nga Kupa e Francës nga Metzi në stadiumin Lous II mbrëmjen e së martës duke i shkaktuar edhe më shumë presion legjendës së Arsenalit.
Monaco aktualisht qëndron në pozitën e 19-të me vetëm një pikë larg skuadrës së fundit në tabelë – Guingampit./arbresh.info/
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...