Thierry Henry siguron punën e parë si trajner

22:19 | 12 Tetor 2018
Arbresh Info

Thierry Henry ka arritur një marrëveshje tri vjeçare me AS Monacon për tu bërë trajner i ri i skuadrës në Liga 1.

Ish sulmuesi i Arsenalit dhe asistenti i Belgjikës duket se ka vendosur për të nisur karrierën e tij menaxheriale në Francë si një zëvendësues i Leonardo Jardimit, raporton L’Equipe, transmeton portali arbresh.info.

Henry ishte në radarin e Aston Villas, por legjenda francezi zgjodhi për kalin te ish klubi i tij – Monaco, ku ka luajtur nga viti 1993 deri në vitin 1999.

Klubi në Liga 1 kontaktoi Henryn për të zëvendësuar Jardimin, i cili u shkarkuar të enjten e kaluar.

Fituesi i Kampionatit Botëror në vitin 1998 ka shpenzuar gjashtë vite te Monaco duke bërë 105 paraqitje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme