Google ADS

Thierry Henry flet më në fund për të ardhmen e tij

14:06 | 2 Gusht 2018
Arbresh Info

Thierry Henry ka hedhur poshtë spekulimet se ka zhvilluar bisedime me ndonjë klub ose vend për tu bërë trajner.

Legjenda e Arsenalit është përfolur për të marrë detyrën e trajnerit te Aston Villa dhe kombëtarja e Egjiptit, transmeton portali arbresh.info.

“Që nga njoftimi rreth vendimit tim për largim nga roli i plotë në transmetimet televizive për të ndjekur ambicien time për tu bërë trajner, unë vazhdimisht kam qenë i lidhur me një numër të pozitave si një kampionate ashtu edhe në detyra te skuadrat kombëtare”

“Në kundërshtim me këto raporte mashtruese, njerëzit nuk mund të kenë lexuar asnjëherë nga unë apo këshilltarët e mi rreth ndonjë bisedimi me ndonjë klub apo federatë kombëtare”

“Qëllimi im ka qenë gjithmonë për të qenë i durueshëm dhe unë do të marr vendimin tim në një kohë të përshtatshme”

Henry kishte njoftuar dorëheqjen e tij nga detyra në ‘Sky Sports’ një ditë pas finales në Kampionatin Botëror.

Puna e tij si një asistent te trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, i ka mbushur mendjen atij se dëshiron të bëhet trajner./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme