Thibaut Courtois në Real Madrid, Chelsea i jep leje për largim

17:27 | 27 Korrik 2018
Arbresh Info

Real Madridi është në prag të nënshkrimit me portierin Thibaut Courtois pasi Chelsea i ka dhënë leje të finalizoj transferimin.

‘Los Blancos’ dëshirojnë të nënshkruajnë me portierin belg për të zëvendësuar Keylor Navasin si bartës të fanellës me numër 1, transmeton portali arbresh.info.

Courtois nga ana tjetër nuk e ka mbajtur të fshehur ëndrrën e tij për të luajtur në Madrid gjatë muajve të fundit.

Dhe, sipas gazetës ‘Don Balon’, e njohur për pretendimet e tyre bombastike rreth transferimeve, portieri ka marrë dritën e gjelbër nga Chelsea për largim.

Courtois thuhet se ka pranuar kushtet personale të ofruara nga Real Madridi.

26-vjeçari impresionoi të gjithë në Kampionatin Botëror dhe për shkak performancave të tij të mira arriti të siguroj edhe Dorezën e Artë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme