Thibaut Courtois në Real Madrid “brenda 48 orëve”

16:00 | 4 Gusht 2018
Arbresh Info

Portieri i Chelseas, Thibaut Courtois mund t’i bashkohet Real Madridit brenda 48 orëve të ardhshme.

Belgu pritet të largohet nga klubi në Stamford Bridge këtë verë, pas refuzimit disa herë të ofertave për të vazhduar kontratën me klubin anglez, transmeton portali arbresh.info.

Courtois do të jetë në lojtar i lirë vitin e ardhshëm dhe Chelsea besohet të jetë i gatshëm për të shitur për një shumë rreth 35 milionë funta sesa të humbas atë për asgjë.

Real Madridi është duke udhëhequr garën për shërbimet e tij dhe 26-vjeçari është duke kërkuar rikthimin në kryeqytetin spanjoll, ku fëmijët e tij janë ende duke jetuar që nga koha e tij te Atletico Madridi.

Raportet këtë javë kanë sugjeruar që Chelsea nuk do t’i lejoj atij të largohet deri të gjej një zëvendësues, gjë që i ka vështirësuar punët për shkak të mosdashjes nga Evertoni për shitjen e Jordan Pickfordit.

Por, sipas një raporti nga ‘Don Balon’, gazetë e famshme spanjolle e njohur për pretendimet e tyre befasuese, një marrëveshje mund të jetë afër.

Raporti pretendon se Chelsea është duke kërkuar nënshkrimin me portierin e AC Milanit, Gianluigi Donnaruman, gjë që do t’i lejonte më pas Courtoisit kalimin në Bernabeu./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme