Thibaut Courtois e ka një lajm të keq për gjigantin spanjoll

19:18 | 28 Maj 2017
Arbresh.info

Gardiani belg Thibaut Courtois ka mohuar mundësinë e transferimit të tij tek Real Madrid gjatë verës.

Los Blancos ka kohë që e kanë në radarin e tyre gardianin belg, bashkë me spanjollin e Manchester United, David De Gea.

Por Courtois ka thënë se të ardhmen e tij e sheh tek Chelsea, ndaj as nuk e ka menduar largimin.

“Nuk e shoh veten në Real Madrid”.

“E shoh veten në Chelsea. Ndihem shumë i lumtur në Chelsea dhe nuk mendoj të largohem askund”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme