Thibaut Courtois i ka hedhur poshtë spekulimet se kalimi i tij në Real Madrid është i pashmangshëm.
Portieri belg ka bërë të ditur se do të qëndrojë në Chelsea, edhe për një sezon tjetër dhe më pas do të shikojë të ardhmen e tij.
Ai ka deklaruar po ashtu se dëshiron të jap maksimumin për fanellën e Chelsea.
Reprezentuesi belg u kritikua për paraqitjen e dobët në ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës, në të cilën pranoi tre gola.
“Kam kontratë deri në vitin e ardhshëm dhe do të jem këtu. Do ta bëj ma të mirën për këtë”, ka thënë portieri belg.
Ai ka shtuar se tani nuk është momenti për të për ta nënshkruar zgjatjen e kontratës me “Të kaltrit”.
“Nuk e kam nënshkruar zgjatjen [e kontratës] natyrisht, por nuk mendoj se tani është momenti për ta bërë atë. Mendoj se më mirë të presim deri në fund të sezonit”, shtoi ai.
Courtois ka insistuar se është i përkushtuar te Chelsea.
“Krejt çka mund t’ju them është se jam i përkushtuar ndaj Chelseat dhe po ashtu i përkushtuar edhe për vitin tjetër”, ka theksuar numri një i klubit londinez. /arbresh.info/
70 të vdekur në aksidentet gjatë periudhës Janar-Shtator, 39...
Dy aksidente në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen disa ...
Arsenal konfirmon largimin e Edu Gaspar nga posti i drejtori...
Rezi-Mevlanit: Ajo më puthi në buzë, por tani është distancu...
Haradinaj për Asociacionin: Në javën e parë të qeverisjes si...
Rama të enjten në Budapest me ftesë të kryeministrit Orban