Thiago Silva ka zbuluar se shpreson të imitojë legjendën e Milanit, Paulo Maldini, duke vazhduar të luajë në nivelin më të larte deri në moshën 40 vjeçare.
37-vjeçari iu bashkua Chelseat në vitin 2020 si një transferim i lirë nga Paris Saint-Germain dhe pavarësisht reputacionit të tij si një nga qendërmbrojtësit më të mirë të gjeneratës së tij, ai ende ka tejkaluar pritjet në Stamford Bridge me paraqitjet e tij stoike në mbrojtje.
Thiago ka nënshkruar tashmë një kontratë të re njëvjeçare me Blutë që do ta mbajë atë në klub deir disa muaj para ditëlindjes së tij të 39-të në 2023.
Braziliani ka zbuluar se nuk e ka në plan të ndalojë së luajturi atëherë – duke shpresuar ta imitojë legjendën e ish-klubeve të tij, Paulo Maldini.
“Shpresoj se mund të bëj të njëjtën gjë që bëri Maldini te Milani, duke luajtur deri në moshën 40 ose 41 vjeç”, tha ai për faqen zyrtare të Chelseat.
“Ky është plani im për të ardhmen e afërt dhe unë e kam përgatitur veten për këtë”, përfundoi mbrojtësi brazilian./Arbresh.info
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...