Thiago Silva: Si mund t’i them jo Milanit

09:32 | 12 Qershor 2018
Arbresh.info

Mbrojtësi brazilian i PSG, Thiago Silva, nuk e ka mohuar një largim të mundshëm nga gjiganti francez.

Silva në një deklaratë ka thënë se në rast të një ofertë nga Milan, do ta bënte të mendohej dhe se është shumë e vështirë të refuzohet ajo ofertë.

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain ka pranuar se mund të jetë i interesuar për një rikthim te skuadra nga San Siro.

“Si mund t’i them jo Milanit? Një ekip që mbetet përgjithmonë në zemrën time”, deklaroi Silva.

“Të kthehem, ndoshta për ta përfunduar karrierën, do të ishte gjë e bukur”, u shpreh ai. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme