Google ADS

Thiago Silva pranon kontratën dyvjeçare të Chelsea-s, mbetet vetëm nënshkrimi

20:50 | 24 Gusht 2020
Arbresh Info

Mbrojtësi Thiago Silva, ka arritur marrëveshje dyvjeçare me Chelsea-n dhe do e nënshkruajë në ditët e ardhshme.

Braziliani u largua nga PSG-ja si lojtar i lirë, pas ndeshjes së fundit të finales së Ligës së Kampionëve, aty ku u mposhtën nga Bayern Munich-u, transmeton portali arbresh.info.

Silva ishte i kërkuar edhe në Seria A nga Fiorentina, derisa thuhet se ka pasur edhe disa propozime të tjera gjithashtu.

Sipas RMC Sport, Silva ka arritur marrëveshje me gjigantin anglez dhe do nënshkruajë kontratë dyvjeçare, kurse do fitojë gjashtë milionë euro në vit.

Braziliani muajin e ardhshëm do mbush 36-vjeç dhe ishte në Paris që nga viti 2012./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme