Gruaja e Thiago Silva-s, Isabelle ka zbuluar se mbrojtësi mund të rinovojë kontratën te PSG.
Ka raportime të shumta që Silva do largohet nga “Parku i Princave”, pasi t’i skadoi kontrata, pra në këtë qershor, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Isabelle ka thënë se braziliani mund të qëndrojë shkaku i dashurisë që ka për mbështetësit.
“Thiago është shumë i afërt me PSG, tifozët dhe Francën. Nëse aventura vazhdon ose jo te PSG, ne do të rikthehemi për t’i parë miqtë tanë përsëri”.
“Por për ne, do të ishte mirë të vazhdojmë te PSG, e duam klubin, qytetin, Francën. Këtu janë rritur fëmijët, duam që të vazhdojmë karrierën në Paris”, theksoi Isabelle.
Kurse, e pyetur nëse 35-vjeçari është në negociata me “Parisienët” për rinovimin e kontratës, Isabelle tha se gjithçka është ndaluar shkaku i koronavirusit.
“Për momentin, nuk dimë asgjë. Gjithçka ndaloi shkaku i Covid-19”.
“Nuk e dimë se kur të rikthehemi në Paris. Jemi në hije, si çdo person tjetër”, përfundoi ajo.
Silva gjatë këtij sezoni ka bërë 30 paraqitje në të gjitha garat dhe është i lidhur me rikthimin te AC Milan./arbresh.info.
Dy klube kosovare reagojnë ashpër ndaj gjyqtarëve
Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot...
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti pret në takim kryetarin e komunës gjermane Arianit Bes...
Kosova me Ambasadë në Kolumbi, Osmani: Punë të mira na presi...
Pacolli: Mirësia është ajo që i bën njerëzit të dallojnë ndë...